Image Alt
Kristal Center

Conad – Marshimi i Biznesit

 

Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, organizatë e themeluar me qëllimin që të përfaqësojë dhe të mbrojë të drejtat dhe interesat e distributorëve dhe shitësve me pakicë si dhe të bizneseve në përgjithësi, dhe të shërbejë si nxitëse në solidarizimin e sipërmarrësve për zhvillimin e konkurrencës së lirë dhe të ndershme, organizon për herë të parë në vend një marshim paqësor të biznesit me moto dhe kërkësë “Për një ekonomi më të drejtë”.

Kjo thirrje i drejtohet jo vetem qytetareve si konsumatorë të produkteve e shërbimeve të industrive të ndryshme, por të gjitha institucioneve vendimmarrëse, politik-bërësve, trupave të huaj diplomatik e mediave në vend, me qëllim sensibilizimin kundër informalitetit në biznes.

Informaliteti:

  • dëmton zhvillimin e bizneseve vendase si dhe afrimin e investimeve të huaja
  • dëmton konkurueshmerinë në tregun vendas dhe të bizneseve shqiptare në eksport
  • dëmton konsumatorin në lidhje me cilësinë e produkteve që i ofrohet nga ekonomia informale
  • dëmton të drejtat e të punësuarve
  • ëmton rritjen ekonomike të vendit

Ne besojmë se asnjë biznes nuk mund të zhvilohet në menyrë të qëndrueshme në informalitet, dhe asnjë fushatë anti-informalitet nuk mund të jetë e suksesshme në mënyrë afat-gjatë pa ndryshime thelbësore ligjore.

“Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” synon që nepermjet këtij aktiviteti të sipermarrjes së lirë në vend të sensibilizojë opinionin e gjere publik mbi nevojën për ti thënë JO Informalitetit, dhe per te INCENTIVUAR formalizimin e ekonomisë nëpermjet ndryshimeve ligjore.

“Per te nje ekonomi me te drejte” ne kërkojmë:

  • thjeshtim të procedurave tatimore;
  • barrë fiskale të përballueshme administrativisht dhe financiarisht për të gjithë tatimpaguesit;
  • krijimin e procedurave të thjeshta të regjistrimit dhe taksimit për bizneset e vogla, mikrobizneset, ato sezonale, etj.;
  • krijimin e tregjeve të vogla lokale vetëm për prodhimet e fermerëve;
  • përmirësim në shërbimin ndaj tatimpaguesit dhe bashkëpunimi me bizneset formale për edukimin dhe formalizimin e çdo biznesi; etj.

PJESMARRJA

Në këtë marshim synohen të marin pjesë drejtues të biznesve anëtare e punonjës, si dhe të gjithë subjektet e tjera private, të cilat ndiejnë se janë pjesë e synimit tonë “Për nje ekonomi më të drejtë”. Eventi do të ndiqet dhe pasqyrohet nga të gjitha mediat kryesore në vend.

SIMBOLIKA
Të gjithë pjesmarrësit do të pajisen me një tullumbac të zi si një gjest simbolik., duke krijuar kështu të gjithë bashkë një njollë të zezë (informalitetin), njollë e cila perfaqëson “paradën” e përditshme në qiell të hapur të këtij fenomeni negativ në vendin tonë.
Në fund të këtij aktiviteti pjesmarrësit do të ftohen të kryejnë xhestin e tyre simbolik, të plasin tullumbacin e zi si revoltë ndaj këtij shqëtesimi të çdo aktori në vend.

INFORMACION I RËNDËSISHËM
Vendndodhja e aktivitetit: Nga “Piramida” deri tek “Pallati i Kongreseve”
Data: ditën e enjte, datë 12 Tetor 2017
Grumbullimi i pjesmarrësve: ora 14:30 – 15:00
Prezenca njerëzore: parashikohen 2500 pjesmarrës
Fillimi i marshimit: ora 15.00 Itinerari i marshimit: në mënyrë paqësore pjesmarrësit do të marshojnë përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit (pikënisje te Piramida) drejt oborrit të Pallatit të Kongreseve ku do të mbahen fjalimet përkatese në një skenë të ngritur për këtë aktivitet.
Folës: Përfaqësues të biznesit në vend, dhe Prof.Dr. i shkencave ekonomike Z. Adrian CIVICI (i ftuar)

Shkarko prezantimin

You don't have permission to register