Qendra Tregtare

Kristal Center

KRISTAL CENTER, një nga qendrat më të bukura tregtare urbane, me ambiente të gjelbëruara, shplodhëse, atraktive për të gjithë vizitorët e saj, e vendosur në një pozicion strategjik, mbetet vendi ideal për të gjithë familjen. KRISTAL CENTER ka hapur dyert më 24 Prill 2008, me një sipërfaqe prej 25.000 m2 dhe sipërfaqe të dedikuar pjesës tregtare prej 10.500 m2.
KRISTAL CENTER operon me më shumë se 40 marka të ndryshme të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, 300 vende parkimi nëntokësorë dhe kënd lojrash për fëmijë, në ambientet e brendshme dhe të jashtme të saj. Pozicionimi i saj është në zonën e Komunës së Parisit, një nga lagjet më të populluara të Tiranës. Pjesë e qendrës tregtare KRISTAL janë gjithashtu dy salla të mëdha me kapacitet prej 500 personash dhe të pajisura me teknologji bashkëkohore. Në këto salla zhvillohen aktivitete te ndryshme si: Teatro për Fëmijë, Premiera Filmash, Festival Filmi, Aktivitete Social-Kulturore, Takime Komunitare, Takime Politike etj.

INSTAGRAM   https://instagram.com/

FACEBOOK   https://facebook.com

You don't have permission to register